Site icon Telegrafi

Menduh Thaçi: Tentimi i bashkësisë ndërkombëtare për të ringjallur marrëveshjen e Përzhinos, mund të mos ketë sukses

Pas takimit me të dërguarin gjerman Haindl, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka shfaqur tone pesimizmi, në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se nuk dëshiron të tingëllojë si politikan pa shpresa për të ardhmen, por tentimi i bashkësisë ndërkombëtare për të ringjallur marrëveshjen e Përzhinos, mund të mos ketë sukses, duke theksuar se pas një viti bisedimesh, është e pakuptimtë që të njejtit njerëz të kthehen në pushtet.

Thaçi nuk pret se do të ketë takim të ri liderësh, duke shtuar se marrëveshja politike duhet të jetë e plotë dhe duhet ta nxjerrë vendin nga kriza, ndërkaq zgjedhjet nuk janë problemi i vetëm në vend./Telegrafi/

Exit mobile version