Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadoren e Gjermanisë në vend, Christine Althauser, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga kjo parti, në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.
Thaçi ka shprehur brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se janë acaruar marrëdhëniet ndëretnike.
Thaçi është shprehur se në Maqedoni vazhdon avazi i vjetër i cenimi të të drejtave kolektive të shqiptarëve./Telegrafi/