Sipas kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, në Maqedoni nuk ka vullnet politik që më 5 qershor të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë deklaratë Thaçi e bëri pas takimit me ambasadorët e BE-s. Sipas tij, në KSHZ është duke ndodh diçka që nuk ka lidhje me punë të drejta dhe zgjedhje korrekte, duke shtuar se nuk ka seriozitet për të pastruar listën zgjedhore.
Më tej Menduh Thaçi deklaron se lista zgjedhore është problematike, pastaj edhe klima politike është e tillë, duke shtuar se problematike është edhe përdorimi i administratës, dhënia e parave, klientelizmi, etj./Telegrafi/