Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryetarit Menduh Thaçi dhe e ka revokuar atë.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të PDSH-së, kryetari Menduh Thaçi deklaroi se kryesia e partisë nuk ka pranuar që ai të dorëhiqet dhe se do të vazhdojë të udhëheq me këtë parti.
Në mbledhje të kryesisë së PDSH-së, anëtarët e saj kanë diskutuar dhe analizuar edhe Raportin zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Biq5REIA9ZI