Site icon Telegrafi

Menduh Thaçi: Duhet të këtë marrëveshje të re politike, për shqiptar e maqedonas (Video)

Mbrëmë në rezidencën e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi u takua me Drejtoren për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë pranë Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme Angelina Erkhorst si dhe Johanes Vairek nga e njëjta zyre.

Thaçi dhe përfaqësuesit e lartë të Brukselit folën për rrjedhën e zhvillimeve politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zbatimin e zotimeve lidhur me zgjedhjet e 5 Qershorit. Erkhorst është takuar edhe me drejtuesin opozitar, Zoran Zaev, njofton Tv21.

“Unë vazhdova të qëndroj në atë se duhet shqiptarët e Maqedonaset të kenë një marrëveshje të fuqishme politike. Nuk do zgjidhen këto marrëveshje me truqe folklorike dhe romantike. Shqiptarët kanë filluar jashtë mase të shqetësohen që në kuadër të këtij dialogu dhe këtyre marrëveshjeve të gjata mungojnë të drejtat e tyre, mungon përmendja e implementimit të marrëveshjes së Ohrit, si dhe jam skeptik që partitë në pushtet të përmbushin kushtet për zgjedhjet e 5 Qershorit”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së./Telegrafi/

Exit mobile version