Telegrafi

Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov dënohen me nga dy vjet burg në rigjykimin për “Titanik 2”

Gjykata Penale e Shkupit sot e ka shpallur aktgjykimin për herë të dytë për rastin “Titanik 2”.

Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Bedredin Ibraimi dhe Sasho Srcev sërish u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burg.

Menduh Thaçi u dënuar me 2 vjet burg, Sasho Mijallkov 2 vjet burg, si dhe Bedredin Ibraimi dhe Sasho Srcev u dënuan me nga dy vjet burg.

Gjatë leximit të aktgjykimit, gjykatësi tha se koha e kaluar në arrest shtëpiak ose paraburgim do t’u llogaritet pjesë e dënimit.

Prokurori Gavril Bubevski, i cili ndoqi Sasho Mijalkovin dhe Menduh Thaçin në “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore, tha se për të mos zvarritur procedurën para Apelit, e cila do të sillte parashkrimin e lëndës, ai nuk do të bëjë ankesë kundër vendimit.

Ndryshe me aktgjykimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me 19 vjet e 8 muaj burg, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit në Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim./Telegrafi/