Site icon Telegrafi

Menduh Thaçi: BDI-ja keqpërdor votuesit që nuk u gjetën në shtëpi gjatë verifikimit në terren

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, mbrëmë ka deklaruar se zgjidhja për daljen nga kriza e tanishme politike dhe data e zgjedhjeve do të dihen pas takimeve që liderët e partive politike do t’i kenë me përfaqësuesiT e BE-së dhe SHBA-ve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jenë më të ashpra për zgjidhjen e krizës politike, duke shtuar se 42 mij votuesit që nuk u gjetën në procesin e verifikimit në terren, keqpërdoren nga BDI-ja dhe se gjatë zgjedhjeve, kjo parti i voton për vete.

Kjo deklaratë e Thaçit u bë pas shënimit të ditës së themelimit të PDSH-së dhe pak para ardhjes së të dërguarit special gjerman, Johannes Haindë dhe zv. sekretares amerikane, Victoria Nuland./Telegrafi/

Exit mobile version