Site icon Telegrafi

“Menduan se do të vdisnin, shkruan mesazhe për të dashurit e tyre”: Momenti kur forcat amerikane përpiqen për tu arratisur nga një sulm i Nigerit (Video)

Disa pamje dramatike të cilat janë bërë me dron thuhet se tregojnë disa ushtarë amerikanë të cilët përpiqen me dëshpërim për tu arratisur dhe të luftojnë për jetën e tyre, pasi forcat e Nigerit i morën për forca armiqësore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje, e cila për fatin e keq të ushtarëve amerikanë, katër prej tyre janë vrarë.

Pamjet thuhet se përshkruajnë momentin kur trupat që iknin për tu vendosur në një vend mbrojtës në buzë të një moçali dhe – duke menduar se ata së shpejti do të vdisnin – shkruan mesazhe për të dashurit e tyre.

Videoja, e cila thuhet se është publikuar nga Pentagoni, u bë publike javën e kaluar kur ushtria lëshoi një pjesë të raportit përfundimtar të sulmit të tetorit.

Në momentin e sulmit ekipi po kthehej nga një aksion kur u sulmua nga më shumë se 100 militantë jashtë fshatit Tongo Tongo.

Gjatë luftimeve të zjarrit, një numër i ushtarëve vendas u arratisën me kamion, por katër amerikanë dhe katër trupa të Nigerit u vranë.

E videoja thuhet se përshkruan shtatë forca amerikane dhe katër nigerianë që iknin në këmbë, nën zjarrin e armëve. /Telegrafi/

Exit mobile version