Ky është momenti shokues kur dy prindër në Brazil i hakmerren në mënyrën më të tmerrshme të mundshme ndaj një djali të vogël, të cilin padrejtësisht e akuzojnë se kinse e ka rrëzuar të birin e tyre derisa po luanin në fushë të mbyllur futboll.
Në video shihet se si babai i djalit që rrëzohet në tokë pasi rrëshqet mbi top, e mbanë dhunshëm djalin e vogël dhe e urdhëron të birin ta godet shuplak, transmeton Telegrafi.
Sikur kjo të mos mjaftonte, më pas shfaqet edhe e ëma që e përplas për tokë 6-vjeçarin. Por, ajo çfarë është më shokuese, është fakti se i biri i tyre nuk ishte rrëzuar në tokë nga ndërhyrja e shokut gjatë lojës – kur në fakt kishte rrëshqitur mbi top.
Mediat braziliane kanë zbuluar identitetin e prindërve Alexander Campos dhe Danielle Santos, të cilët pritet të ballafaqohen me ligjin për shkak të sulmit ndaj vogëlushit dhe madje mund të përfundojnë prapa grilave. /Telegrafi/