Site icon Telegrafi

Menduan se do ta kenë të lehtë, plaçkitësit e armatosur i befasoi pronari i moshuar i marketit – i priti me shkop bejsbolli dhe çekan (Video, +18)

Dy persona të armatosur ishin futur në një market në Londër për ta plaçkitur, por që është në pronësi të një burri të moshuar.

Por, duket se ata nuk i kishin bërë mirë llogaritë, pasi u futën menduan se do të kalojnë lehtë dhe pa rezistencë, dhe kështu i thanë pronarit “na jep të gjitha paratë”, transmeton Telegrafi.

Edhe pse në duar kishin shkopinj bejsbolli dhe thika, pronarin e kërcënuan me revole. Dhe kur iu vërsulën, në ato momente rastisi të jetë një klient i rregullt dhe mik i pronarit, i cili pa u menduar dy herë u fut në “lojë” për të parandaluar vjedhjen.

“E pashë se gjaku po rridhte nga të gjitha anët, kështu vendosa të futem brenda për ta ndihmuar. Duke marrë parasysh faktin se po kthehesha nga puna dhe e kisha me vete çantën me vegla puna pasi punoj si mekanik, brenda çantës kisha edhe çekanin”, ka shtuar klienti që ndihmoi pronarin e marketit.

“Mbeta i shtangur kur e pashë mikun në tokë dhe kur njëri prej sulmuesve nxori nga brezi revolen”, ka shtuar mekaniku i cili pranoi se më pas ata iu vërsulën atij, duke e goditur në fytyrë.

Megjithatë, plaçkitësit e armatosur u larguan nga vendi i ngjarjes duarthatë, para se të shfaqej në vendin e ngjarjes policia. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=aZBVVmBBrJM

 

Exit mobile version