Telegrafi

Menduan se në qiell u shfaq një jashtëtokësor, por u befasuan nga ajo që u doli (Foto)

Mark Taylor nga Kent i Anglisë, e ka postuar në rrjetin social një fotografi, ku duket sikur shfaqet një jashtëtokësor i armatosur, që lëvizë nëpër qiell.

Fqinjët që banojnë në afërsi, kanë treguar se edhe ata e kanë parë aktivitetin e pazakontë të objektit të dyshimtë, madje kanë njoftuar forcat e rendit për të njoftuar më rastin, transmeton Telegrafi.

Balona që i iku fëmijës

“Kërkoj falje për shqetësimin, por është vetëm balona në formën e Star Wors Stormtrooper, që i iku djalit tim derisa po luante në oborr”, ka shkruar Katrina Jimenez, duke iu hequr të gjithëve dyshimet.

Imazhet që kanë qarkulluar në internet, janë konsideruar si shumë të frikshme nga disa banorë, që menduan se po përballen nga afër me një krijesë të pazakontë. /Telegrafi/