Site icon Telegrafi

Menduan se kishte thikë në dorë kur iu vërsul polices, doli të jetë stilolaps – policia në Denver qëllon për vdekje burrin me ngjyrë

Një burrë që po mbante një stilolaps në dorë është qëlluar për vdekje nga policia, duke menduar se po mbante në dorë thikën me të cilën i ishte vërsulur zyrtare policore në Denver SHBA.

Bëhet fjalë për Brandon Cole, 36-vjeç, që u qëllua më 5 gusht, pasi policia e Denverit i ishte përgjigjur telefonatës për dhunë në një familje, transmeton Telegrafi.

Cole mund të shihet në videon e publikuar më poshtë duke dalë nga vetura dhe i vërsulet zyrtares policore.

Incidenti tragjik ndodhi kur fqinjët i telefonuan policisë për dhunë të mundshme në familje ku ishte përfshirë Cole, gruaja e tij dhe djali i vogël.

Telefonuesi kishte informuar policinë se një grua mund të jetë përplasur në tokë nga karroca e saj, dhe se Cole ishte nisur për ta marrë të birin.

E prania e policisë duket se acaroi Cole i cili nuk iu bindej urdhrave, dhe kur e kuptuan se situata po u del nga kontrolli tentuan ta godasin me elektroshok – por pa ndonjë sukses.

Duke menduar se po mbante thikë në dorë, policja i shkrepi dy plumba në drejtim të tij – duke bërë që plumbat të jenë fatal për Cole. /Telegrafi/

 

Exit mobile version