Pesë policë kanë shkrepur dhjetëra plumba mbi një veturë të parkuar në Pakistan, duke lënë të vrarë katër persona përfshirë këtu një vajzë 12-vjeçe dhe prindërit e saj.
Tani këta zyrtarë policorë po ballafaqohen me akuza pas incidentit që kishte ndodhur në qytetin Sahiwal gjatë muajit të kaluar, ku edhe një mik i kësaj familje u vra, transmeton Telegrafi.
Pas të shtënave policët i ishin afruar veturës ku ishin trupat e pajetë të Mohammad dhe Nabeela Khalil dhe të vajzës së tyre Areeba dhe mikut të familjes Zeeshan.
Megjithatë sulmit i mbijetuan edhe tre fëmijë që ishin nën moshën 10-vjeçare. Videoja e publikuar më poshtë e filmuar nga një dëshmitarë okularë është bërë virale.
Aty shihet se si e gjithë ngjarja ndodh në mes të ditës në një rrugë që frekuentohej nga shumë kalimtarë. Lidhur me këtë ka reaguar ashpër edhe kryeministri pakistanez Imran Khan i cili dënoi veprimin e policisë.
Khan ka shkruar në Twitter se ka mbetur i shokuar kur pa fëmijët e traumatizuar që vështronin nga afër ekzekutimin e prindërve të tyre.
Policët fillimisht u munduan të mbrojnë veprimin e tyre duke thënë se kishin të bëjnë me terrorist që kanë lidhje me grupin terrorist “Shteti Islamik”, por më vonë u konstatua se ishte krejt diçka tjetër. /Telegrafi/