Telegrafi

Menduan se ishte “shpirt i keq”, deshën ta vrasin – djaloshi kthehet pas 13 vjetësh për të takuar njerëzit që deshën ta hanë të gjallë

Një djalë atëbotë gjashtë vjeçar, i cili u dënua me vdekje nga fisi i tij kanibalist, sepse ata menduan se ai ishte një “shpirt i keq” pasi prindërit e tij vdiqën, është rikthyer në xhungël për t’u ribashkuar me njerëzit që kishin planifikuar ta hanin atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Wawa Chombonggai u rrit në fisin Korowai në rajonin Papua të Indonezisë, ku fshatarët besojnë se “shpirtrat e këqij” janë fajtorë kur një person papritmas vdes.

Klani ndjek tradicionalisht personin që beson se është përgjegjës për vdekjen e papritur, përpara se t’a hanë mishin e tij, për krimin e perceptuar nga ata.

Wawa Chombonggai (foto si fëmijë) u dënua me vdekje nga fisi i tij kanibalist pas vdekjes së papritur të prindërve të tij

Kështu, kur të dy prindërit e Wawa vdiqën në vitin 2006, ata besuan se ishte sepse ishte “shpirt i keq” filluan të planifikojnë vdekjen e tij të tmerrshme.

Por Kornelius Sembiring, një ish-udhëzues në rajon për Channel Seven, dëgjoi për fatkeqësinë e Wawa dhe e shfrytëzoi rastin – duke e marrë atë në shtëpinë e tij në Sumatra 13 vjet më parë.

Wawa tani është 20 vjeç dhe ende jeton me Sembiring dhe familjen e tij – të cilëve u është mirënjohës për shansin e tij në jetë.

Tani, studenti i universitetit të shkencave sportive u kthye te fisi i tij i mëparshëm, duke thënë se ai donte t’u thoshte njerëzve të tij se ata nuk duhet të vrisnin dhe të hanin njëri-tjetrin.

Wawa u takua në xhungël me vëllezërit dhe motrën e tij kujdestare Wilhelmus, Devi dhe Lepina për ribashkimin emocional javën e kaluar.

I krishteri i devotshëm gjithashtu shtrëngoi duart me prijësin e fisit para se hallat e tij ta përqafonin dhe të qanin për vitet e humbura me nipin e tyre.

Wawa, i cili nuk flet anglisht, u mërzit me përshëndetjen.

Wawa (paraqitur si një i rritur) u kthye në fshat 13 vjet më vonë në përpjekje për të korrigjuar mënyrën e tyre të jetës

“Më parë ai ndjente sikur është i vetëm. Por tani … [duket sikur] ai ka një familje të madhe”, ka thënë Sembiring për Sunday Night, përcjell Telegrafi.

Por, përkundër mirëseardhjes së ngrohtë, Wawa përfundimisht u përball me familjen Korowai për atë që i ndodhi xhaxhait të tij, i cili u vra për shkak të një lidhje me gruan e një burri tjetër.

“Ne duhet të flasim dhe diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Pse të vrasim?”.

Ai dëshironte që fisi i tij të mësonte një mënyrë tjetër të jetës.

Korowai (Foto në vitin 2006) aty ku Wawa u rrit në besimin se kur një person vdes është për shkak të një shpirti të keq

Xhaxhallarët e Wawa u prekën nga fjalimi i tij dhe thanë se ata dëshironin që i riu të bëhej prijësi i fisit – një pretendim larg asaj që pothuajse i ndodhi atij si një fëmijë.

Bëhet e ditur se e gjitha kishte ndodhur kur prindërit e Wawa vdiqën kur ishte i ri, duke i bërë fshatarët të besojnë se ai ishte një “shpirt i keq”.

Edhe pse u kthye në vendin që dikur e thirri në shtëpi, ai përsëri kujtoi kërcënimin shumë të vërtetë me të cilin u përball atje.

“Nëse do të kisha qëndruar në fshat, atëherë isha në rrezik”, ka rikujtuar ai. /Telegrafi/