Shërbimet e shpëtimit u mobilizuan në Hachinhoe në verilindje të Honshu, Japoni, pas raporteve të një “gruaje të mbytur” që notonte në ujëra.
Por blogerja japoneze, Tanaka Natsuki, e cila rastisi të ishte në vendin e ngjarjes për të xhiruar një video për kanalin e saj, ishte dëshmitare e “shpëtimit”, të asaj që doli të ishte një “Gruaje holandeze”, zhargon japonez për një kukull seksi prej gome, transmeton Telegrafi.
“Derisa isha duke filmuar videon time të peshkimit, mendova se një kufomë u afrua duke lundruar, por doli të ishte një ‘grua holandeze’”, shkroi ajo në një postim në Twitter.
“Duket se dikush e keqkuptoi se çfarë ishte dhe telefonoi autoritetet, kështu që u shfaqën policia, kamionët e zjarrfikësve dhe ambulance. Fatmirësisht ‘gruaja’ u shpëtua në mënyrë të sigurt”, shtoi ajo. /Telegrafi/
釣り動画撮影してる最中に、プカプカと人間の死体が流れてきたと思ったらダッチワイフでした??
で、どなたか勘違いして通報したらしく警察消防救急がめっちゃ集まってきて無事ワイフが救出されてました…。おう。 pic.twitter.com/VOFwpKtPmK— 田中なつき/なっちゃん (@nachangagaga) June 18, 2021