Fotografi dhe video të ndryshme amatore janë duke u shpërndarë në masë të madhe nga Serbia.
Bëhet fjalë për një objekt të paidentifikuar fluturues që është parë mbi Serbi, transmeton Telegrafi.
Nga frika se mund të jetë një objekt i UFO-ve, qytetarët u alarmuan nga kjo paraqitje e pazakontë në qiell.
Megjithatë doli të jetë një fenomen natyror – një meteorit fluturoi me shpejtësi të madhe i cili u dogj shpejtë në atmosferë.
Mjaftoi shfaqja e tij që të krijohet një lloj paniku te qytetarët, që shkëmbenin fotografi dhe video të ndryshme për të mbështetur pretendimet e tyre. /Telegrafi/
#meteor ? pic.twitter.com/UjrD51ZZ1r
— Eddy (@eedizaksu) August 25, 2024