Telegrafi

Menduan se fituan ndeshjen e futbollit, filluan të festojnë – por “topi kishte ide të tjera”!

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur skuadra nën moshën 12-vjeçare holandeze PSV Eindhoven festojnë para kohe.

Kjo pasi që, përcjell Telegrafi, topi i një penalltie, edhe pse pasi goditi shtyllën horizontale, u kthye përsëri.

Kështu, një veprim i tillë ua “shkurtoi” festën lojtarëve, të cilët fillimisht menduan se e kishin fituar ndeshjen.

Sidoqoftë topi kishte ide të tjera dhe mrekullisht u kthye përsëri drejt portës, duke përfunduar në rrjetë, duke shkurtuar brohoritjet e tyre gjatë ndeshjes kundër AZ Alkmaar. /Telegrafi/