Telegrafi

Menduan se dikush kishte plaçkitur bankomatin kur e gjetën të shkulur nga muri, kamerat e sigurisë treguan diçka tjetër – një majmun

Stafi i një banke në Indi dyshonin se ata mund të jenë plaçkitur, kur panë se bankomati i një filiali të tyre ishte shkulur nga muri.

Kështu vendosën që aktivizojnë të gjithë mekanizmat për të zbuluar se çfarë ka ndodhur, madje shfrytëzuan pamjet e kamerave të sigurisë gjatë hetimeve, transmeton Telegrafi.

Aty u zbulua se ishte diçka krejt tjetër, një majmun kishte ndezur alarmin kur ishte varur dhe shkulur një copë të metaltë të bankomati që ishte futur në murë.

E me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia dhe punonjësit e bankës në fillim kishin menduar se mund të jetë kryer ndonjë plaçkitje. Për fat të mirë ishin pamjet e kamerave që sqaruan gjithçka. /Telegrafi/