Site icon Telegrafi

“Mendova se ishte një bombë”: Tre të vdekur dhe të tjerë të lënduar, pas shembjes së skelave në një ndërtesë në Lozanë të Zvicrës

Të paktën tre persona kanë gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë janë lënduar të premten kur skelat u shembën nga një ndërtesë 19-katëshe në ndërtim në qytetin perëndimor zviceran të Lozanës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skela u shemb pak para orës 9:30 të mëngjesit, duke rënë “si një shtëpi prej letre”, sipas një dëshmitari.

E gjithë struktura e skelës në njërën anë të kullës 60 metra u rrëzua, duke bërë që punëtorët e ndërtimit të bien në tokë.

Policia rajonale tha se rreth një duzinë njerëz u ndikuan drejtpërdrejt nga aksidenti në Prilly, në periferi të Lozanës, duke përfshirë tre punëtorë ndërtimi që kishin vdekur.

Ndërkohë bëhet e ditur se katër nga ata që mbijetuan u lënduan rëndë. Ata dhe dy persona që u lënduan më pak u dërguan në spitalet aty pranë, tha policia.

Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë por transmetuesi publik raportoi se informacionet fillestare treguan se ashensori i mallrave që përdorej për transportimin e punëtorëve të ndërtimit dhe materialit në majë të ndërtesës “ishte rrëzuar” kur ishte rreth katit të 13-të dhe “kishte marrë skelat me vete”.

Një dëshmitar i aksidentit tha ka thënë se zhurma e shembjes ishte “e frikshme”.

“Ajo zgjati të paktën shtatë sekonda”, ka thënë ai. “Mendova se ishte një bombë”. /Telegrafi/

Exit mobile version