Site icon Telegrafi

Mendonte se po e tradhtonte me tjetrin, burri i verbuar nga xhelozia e dërgoi gruan në mal dhe ia preu me sëpatë duart (Foto/Video)

Dmitrij Grachev i verbuar nga xhelozia ia ka prerë duart gruas së tij, të cilën e akuzonte se po e tradhtonte me tjetrin.

Gruas mjekët kanë arritur t’ia shpëtojnë njërën dorë pas kanë intervenuar me kohë, por tjetrën nuk arritën t’ia ngjitin, transmeton Telegrafi.

26-vjeçari Dmitrij e kishte dërguar Margaritën, nënën e dy fëmijëve të tij në mal dhe më sëpatë e kishte goditur në gishta, duke u munduar ta detyrojë ta bind që ka pasur aferë.

Dhe pasi që ajo i mohonte akuzat, ai filloi ta godasë në dorën tjetër. Por është interesant se si më pas e kishte dërguar në spital, dhe pas disa orëve është dorëzuar në polici.

Mjekët i kaluan plotë 9 orë duke tentuar t’ia shpëtojnë duart, por arritën që vetëm njërën t’ia shpëtojnë. Shuplaka e djathtë ishte shumë e dëmtuar, kurse kirurgu që e ka operuar, ka deklaruar se kishte mbetur i shokuar me lëndimet që i kishte parë, dhe se një person normal ka mundur t’ia bëjë një gjë të tillë.

Ndërkaq, Dmitrij Grachov do të mbetet në paraburgim derisa të përfundojnë hetimet lidhur me këtë rast.

Dyshja janë të martuar tash e 5 vite dhe kanë dy djem, ndërsa para se ta sulmonte gruan, kishte kërkuar ta testoj në pajisjen që detekton gënjeshtrën (ndryshe i njohur si poligraf). Dhe për t’ia dëshmuar se është e pafajshme ajo ishte pajtuar, por ai prapë se prapë e kishte sulmuar.

Miqtë e kishin përshkruar këtë çift si të afërt dhe të dashuruar marrëzisht. Një mikeshë e Margaritës ka deklaruar se ajo është shumë e hapur, por kurrë nuk i kishte treguar se jo gjithçka është mirë me martesën e saj. Ndërkaq një tjetër ka pranuar se ishte vetëm çështje kohe kur dyshja do të shkurorëzoheshin. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version