Site icon Telegrafi

Mendonte se partneri e dashuron marrëzisht, por pendohet keq kur e zë duke flirtuar me tjetrën (Video)

Një djalë i ri ka qenë viktimë e një kamere të fshehtë që ia kishte përgatitur e dashura, e cila dëshironte të testonte besnikërinë ndaj saj.

Por, është interesant fakti se si djaloshi i shfaqur në video, nuk ishte në dijeni që vajza të cilët e vozit me veturë është pjesë e kamerës së fshehtë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa ata po shëtisnin rrugës me veturë dhe po bisedonin për tema të ndryshme, e dashura e tij gjithë bisedën dhe lëvizjet e tyre i shikonte përmes një ekrani.

Në një moment biondja që ishte pranë timonit mundohet ta josh djaloshin, duke i thënë se së fundmi ka ngjitur një vath në gjoks dhe i kërkon që ta prekë.

Çuditërisht ai i reziston provokimit të saj duke refuzuar t’ia prekë gjoksin, por jo edhe idesë së shkëmbimit të numrave të telefonit.

Pas përfundimit të “skenarit”, e dashura e tij e nervozuar i telefonon, dhe i tregon se si është e mundur që vajzës pranë timonit t’i ketë thënë se është në një lidhje të komplikuar, dhe se nuk mund t’ia ndante sytë nga gjoksi.

Për më shumë shikoni videon e postuar më poshtë dhe shikoni në detaje rrjedhën e ngjarjes. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version