Telegrafi

Mendonte se i kishte shërbyer sandviç me mish derri në vend të gjeldetit, pasagjeri i besimit islam fyen stjuardesën (Video)

Një burrë mysliman me shtetësi britanike ka ofenduar në mënyrën më të rëndë të mundshme një stjuardese duke e quajtur “k…”, pasi mendoi se i kishte servuar sandviç me mish derri – kur në fakt ishte me mish gjeldeti, shkruan Daily Mail.

Taksisti nga Hampstead Heath në veri të Londrës, po udhëtonte me aeroplan për në Shkup, kur porositi një sandviç që kushtonte 4.5 euro dhe një shishe me ujë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa po e hante në një moment i është dukur se nuk kishte shije të gjeldetit, dhe kështu filloi ta ofendojë stjuardesën në prezencë të dhjetëra pasagjerëve tjerë – duke pretenduar se ishte mish derri.

Ai kërkoi dëmshpërblim nga kompania ajrore, duke qenë i bindur se produkti i servuar përmbante mish derri. Në një moment dëgjohet duke thënë: “punoj në restorante, e di çfarë shije ka proshuta. Ishte mish derri e jo gjeldeti”.

“Nuk është në rregull, duhet t’i tregoni njerëzve se është mish derri. Unë jam mysliman”, ka shtuar pasagjeri i paemëruar. /Telegrafi/