Një moment aspak i këndshëm është filmuar nga një kamerë amatore, dhe shfaq momentin kur një burrë ndërmerr një veprim të ngutshëm pasi ishte i bindur se gruaja e tij po e tradhton me dikë tjetër, kur ajo i tha se planifikon të largohet nga shtëpia e tyre.
Në vend se të priste ndonjë shpjegim prej saj, ai filloi t’i hedh nga dritarja valixhet e saj, në momentin kur ajo i kërkoi ndihmë me valixhet, transmeton Telegrafi.
Ai hedh dy valixhet me gjësendet e saj nda dritarja, duke filmuar gjithë ngjarjen me telefonin e tij të mençur.
Por gruaja e tij vazhdimisht i mohon kategorikisht akuzat për pabesi, duke thënë se arsyeja e largimit nga shtëpia është shprehia e tij e keqe e konsumimit të tepër të alkoolit.
Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në Rusi, ndërsa videoja brenda pak minutave është bërë virale në internet. /Telegrafi/