Site icon Telegrafi

Mendonin se po jetonin në vend të shenjtë, e ishin mbi bomba

Familjarët ishin çuditur pse magnetet tërhiqeshin në hapësirën mbi korridor. Babai i Wang Hexiongut e kishte zbuluar fenomenin dhe e kishte shpallur korridorin e tij të shenjtë, duke besuar se mbi të jetonin shpirtrat e paraardhësve të tij.

“Një herë i kishte rënë një top magneti nga dora dhe ishte rrotulluar deri në qendër të korridorit ku dhe ishte ndalur. Të gjithëve na e kishte ndaluar të ecim andej që të mos shqetësojmë të vdekurit”, ka thënë ai.

Megjithatë, familja ia ka zbuluar fshehtësinë një polici, i cili ka kërkuar t’i tregojnë pse nuk guxojnë të ecin nëpër korridor.

Një ekip i ekspertëve ka hapur dyshemenë dhe ka gjetur hiq më pak se 38 bomba të ndryshkura. Ata besojnë se bombat janë aty që nga Lufta e Dytë Botërore.

“E tërë familja është tepër e lumtur pasi që për aq vite kemi jetuar mbi bomba dhe askush nuk është lënduar”, ka shtuar ai.

Exit mobile version