Noti në Amazonë mund të jetë i rrezikshëm, pasi grabitqarët e rrezikshëm qëndrojnë në ujin e turbullt, duke përfshirë piranja.
Në internet mund të gjeni pamjet e tyre duke gllabëruar copa mishi, gjë që mjafton për t’ju trembur edhe pse jeni mijëra kilometra larg një lumi të Amerikës së Jugut.
Në platformën ItemFix u shfaq një videoja me titull “ja pse nuk është e zgjuar të lahesh në Amazonë” dhe shohim një burrë duke mbajtur një copë mish.
I afrohet bregut dhe e hedh në ujë dhe pas disa sekondash vjen “kaosi”.
Në kornizë shfaqet edhe një krokodil, i cili ka arritur të rrëmbejë pak mish, ndërsa “grykësit” nuk i kanë ngrënë të gjitha.
Piranjat zakonisht kanë një nofull të poshtme të zgjatur, të mbushur me dhëmbë të mprehtë.
Ata lëvizin në një tufë dhe sulmojnë si rrufe, gjë që mund ta shihni në video. /Telegrafi/