Chelsey Ramos nga Austin i Teksasit, pa dyshim se ka fotografinë më të keqe të vendosur në pasaportë!
Kjo vajzë 27-vjeçe muaj më parë ishte bërë gati për një udhëtim për në Gjermani së bashku me të dashurin, dhe derisa po e nxirrte pasaportën për kontroll ajo gjeti veten në një pozitë të palakmueshme, transmeton Telegrafi.
Asaj i kishin zgjatur tej mase kokën në fotografi me efekte speciale, sa që më shumë ngjante në një ‘jashtëtokësore’ sesa me një qenie njerëzore.
Fotografia e saj për një kohë të shkurtër është bërë virale, kurse Chelsey ka kërkuar që t’i ndërrohet fotografia që për fat të mirë këtë kërkesë ia kanë aprovuar autoritetet përkatëse. /Telegrafi/
— palibrate (@palibrate) August 12, 2017