Telegrafi

Mendoni se femrat nuk dinë të vozisin? Shumë, shumë gabim! (Video)

Nëse keni menduar se femrat nuk janë shumë të zonja për të vozitur, kjo femër do tiu bëjë të mendoni pak më ndryshe.

Në një video të bërë nga kompania Ford, shihet se si një femër, një vozitëse profesionale, “bashkëvozitësve” të saj, fillimisht u jep përshtypjen se ajo nuk ka shumë njohuri tek ndërruesi i shpejtësive. Por çfarë ata më vonë shohin, është diçka magjepsëse. /Telegrafi/