Nëse ndonjëherë jeni ankuar se keni shtëpi apo apartament të vogël, atëherë shikoni fotografitë e postuara më poshtë për ta kuptuar se në çfarë kushte të mjerueshme jetojnë këta banorë të Hong Kongut.
Çmimet astronomike të qirave në shtëpi dhe apartamente, ka detyruar shumë qytetarë të gjejnë hapësira më të vogla që më shumë i ngjajnë kafazeve apo kutive të drurit për të jetuar, transmeton Telegrafi.
Në fotogalerinë e postuar mund të shihet se si disa persona jetojnë në një hapësirë tejet të vogël, ku kuzhina tualeti dhe shtrati janë pothuajse të ngjitura, sa që i pamundësojnë qytetarit të shtrijë këmbët lirshëm derisa flenë.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe organizata e Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur fyerje për dinjitetin njerëzor, por çmimet e larta të qirave i kanë lënë këta banorë pa ndonjë alternativë.
Një nënë beqare e quajtur Li Suet, ka pranuar se po e ka të vështirë t’ua shpjegojë dy fëmijëve të saj, se pse ata jetojnë në një hapësirë kaq të vogël që i ngjan më shumë një kubi. /Telegrafi/