Site icon Telegrafi

Mendoni që me aktivizimin e klimës në veturë shpenzoni më shumë karburant sesa me dritare të hapura? Gaboheni

Eliminohet çdo dilemë se ekziston rreziku i thithjes së avullimeve të helmëta

Megjithatë, jemi dëshmitarë që shumica e shoferëve në qytet, kryesisht, drejtojnë veturën me xhama të hapur, edhe pse në veturat e tyre ka klimë, transmeton Telegrafi.

Veturat me aparate klime kur janë “të ndezura” shpenzojnë diç më shumë karburant. Mirëpo, hulumtimet kanë treguar që vetura me xhama të hapur, për shkak se humbin aerodinamikën, rrisin rezistencën e ajrit, dhe vetvetiu shpenzojnë edhe më shumë karburant.

Pra, këshilla është që më parë të ajrosni mirë veturën e nxehur dhe pastaj aktivizoni klimën. Edhe në qytet, edhe në rrugët e shkurtra.

Nëse kjo këshillë nuk ju duket “e obligueshme”, e dhëna në vijim patjetër do t’ju detyrojë që gjithmonë përparësi t’i jepni aparatit të klimës.

Alergjitë

Gjithnjë e më shpesh e më shpesh. Edhe vetura me aparat klime e cila nuk ka filtër polenik (pothuajse të gjitha i kanë) është pengesë për hyrjen e alergjenëve (tani poleni është në aktivitet të plotë) në kabinën e veturës.

Nëse edhe poleni nuk ju është rekomandim i mjaftueshëm po ju japim edhe një atu! Ndotja. Ku është ajri më i ndotur? Në qytete, në rrugët me qarkullim të dendur automjetesh, në rrugë e ngarkuara.

Dhe më së shumti e thithin pikërisht ata të cilët udhëtojnë pas marmitës (tubit shkarkues të gazrave). Me dritare të hapura!

Natyrisht, as klima nuk ndihmon qind për qind, mirëpo gjithsesi është opsioni më i mirë.

Megjithatë, sipas studimeve të publikuara të ekipit të hulumtuesve të udhëhequr nga “Qendra Globale e Hulumtimit të Pastërtisë së Ajrit” e një universiteti anglez, ekspozimi ndaj materieve të dëmshme në ajër për rreth 80% është më i vogël kur shoferi aktivizon aparatin e klimës në krahasim me situatën me dritare të hapura. /Telegrafi/

Exit mobile version