Telegrafi

“Mendoja se ishte një shaka” – Villas Boas i ishte ofruar shansin përmes WhatsAppit për të transferuar Costan

Trajneri i Marseilles, Andre Villas-Boas ka zbuluar se atij i ishte ofruar shansi që të transferonte Diego Costan përmes WhatsaAppit dhe kishte menduar se ishte një shaka.

Sulmuesi është aktualisht pa klub, pasi ndërpreu kontratën me Atletico Madridin në fillim të këtij muaji.

Costa e kërkoi vetë largimin nga Los Rojiblancos, mirëpo ende nuk e ka përzgjedhur klubin e tij të radhës.

“Fillimisht, Diego Costa fiton 16 milionë euro në vit. Është gjëja e parë që duhet ta shikojmë”, ka thënë Villas-Boas.

“Kam pranuar një mesazh në WhatsApp nga një numër i panjohur që më tregoi se Diego Costa dëshiron të vije në Marseille. Mendova se ishte një shaka”, ka thënë më tej trajneri portugez.

Por, sipas asaj që raporton Marca, Villas-Boas e kishte shansin që të transferonte ish-sulmuesin e Chelseat si lojtar të lirë, mirëpo nuk e mori atë mundësi. /Telegrafi/