Një pacient i infektuar me coronavirus, i cili hyri në një spital në Madrid më 17 mars dhe mendoi se do të kthehej në shtëpi të njëjtën ditë, përfundoi duke kaluar 158 ditë në kujdes intensiv, raportojnë mediat spanjolle.
Rodngel Rodriguez arriti me simptoma në spitalin Gregorio Maranon, më shumë se pesë muaj më parë, duke mos ditur se si do të zhvilloheshin ngjarjet, raporton BBC.
Mjekët thonë se 70-vjeçarit, COVID-19 ia rëndoi shëndetin edhe më tepër pasi që vuante nga sëmundja e zemrës, transmeton Telegrafi.
Virusi bëri që të vuante pneumoni bilaterale dhe të kërkoi një trakeostomi – për ta lejuar një ventilator ta furnizonte me oksigjen.
Situata e kishte aq serioze sa që “kishte frikë për jetën e tij” gjersa familja ishte përgatitur ” t’ia jepte lamtumirën”.
Ndryshe, Angel gjatë ditës së sotme u transferua në një pavijon të rregullt të spitalit të Madridit nën duartrokitjet e stafit mjekësor. /Telegrafi/