Site icon Telegrafi

Mendoi ta befasojë burrin duke e pritur me të brendshme “seksi”, turpërohet keq – nuk e dinte se në veturë ai kishte me vete edhe gjyshen

Një grua u ballafaqua me një situatë të pakëndshme, pasi duke menduar se do ta “ndezë” paksa lidhjen me bashkëshortin – plani nuk i shkoi siç kishte menduar dhe ajo mbeti e turpëruar para miliona përdoruesve të TikTokut.

Mackenzie Lynn Smith nga Shtetet e Bashkuara shpërndau në TikTok videon, ku shpjegoi se një ditë kishte vendosur ta presë bashkëshortin që vinte nga udhëtimi zyrtar – duke pasur të veshura vetëm një palë të brendshme “seksi”, transmeton Telegrafi.

Por ajo nuk ishte në dijeni se në veturë me bashkëshortin e saj mund të ishte edhe dikush tjetër – e sikur kjo të mos mjaftonte, të jetë ndonjë anëtar i familjes.

Me të mbërritur në shtëpi bashkëshorti i saj, ajo vrapoi pas veturës e veshur vetëm me të brendshme “seksi”, por kur hapi derën mbeti e habitur kur në ulëset e pasme pa gjyshen e bashkëshortit të ulur.

Duke parë situatën e palakmueshme të krijuar, gjyshja me një dozë ironie tha: “Dukesh shumë bukur e dashur”.

Prej postimit të videos, amerikania ka marrë 16.5 milionë shikime dhe është bërë virale me momentin e sikletshëm. /Telegrafi/

@kenzielynnsmith I am so embarassed .. ? #fyp ♬ original sound – Mackenzie Lynn
Exit mobile version