Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi akuzohet për pedofili. Richard Hewitt udhëtoi 200 milje nga Cheshire në Newcastle, duke menduar se do të takohej me një vajzë 13-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi kishte kontatuar me të në një chat adoleshentësh.
Sipas mediave vendase, 40-vjeçari i kishte kërkuar vajzës së quajtur “Jessie” për “selfie” nudo dhe i dërgonte asaj mesazhe në “Whatsapp” duke i kërkuar asaj të kryenin marrëdhënie seksuale.
Hewitt i cili pretendonte se ishte 22-vjeç, që ka qenë subjekt i sulmeve seksuale qysh prej vitit 2007, nuk e kuptoi që profili ishte fals, transmeton shekulli.
Kur Hewitt mbërriti në Newcastle, grupi i policisë bllokoi veturën e tij për ta ndaluar para se të largohej. Në momentin që ai u kap u përpoq të shkatërronte telefonin për të fshehur provat e pedofilisë.