Site icon Telegrafi

Mendoi se do të takohej me 13-vjeçaren që bisedonte në Facebook, por u shokua kur përfundoi në prangat e “gjuetarëve të pedofilëve” (Foto/Video)

Një moment interesant është kapur nga kamerat, ku shfaq momentin kur një pervers kishte dalë në rrugë për ta takuar një 13-vjeçare të cilën po shpresonte ta puthte dhe t’i bënte gjëra tjera të tmerrshme, por e gjithë kjo u ndalua nga disa persona që e quajnë veten “gjuetarët e pedofilëve”.

Në video shihet Stephen Bateman duke qëndruar mbi një urë në Newcastle të Anglisë, ku pas disa sekondave konfrontohet me grupin e “gjuetarëve të pedofilëve”, të cilët e kishin inskenuar gjithë ngjarjen duke hapur një profil të rrejshëm në Facebook, kinse të një vajze 13-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Ai kishte filluar të shkëmbej tekste erotike me “vajzën” në Facebook, duke mos ditur se prapa atij profili qëndrojnë njerëzit që do ta dërgojnë drejt e në burg.

Por kur ata u pajtuan që të takohen, 24-vjeçarin e priti një befasi e pakëndshme me ç’rast përfundoi në pranga të policisë angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version