Telegrafi

Mendoi se do ta ketë të lehtë me çiftin brazilian, plaçkitësi nën kërcënimin e armës u kërkoi para – viktima doli të jetë polic jashtë detyrës

Një person i armatosur në Brazil duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë apo kishte menduar se do ta ketë të lehtë, kur vendosi të ndal një çift të cilëve nën kërcënimin e armës u kërkoi para.

Burrin të cilin tentoi ta plaçkit motoçiklisti në rrugët e qytetit brazilian Kuritiba, pa u menduar dy herë kishte nxjerr dokumentin identifikues të policisë, duke shpresuar se do të trembet dhe të largohet pa shkaktuar ndonjë incident, transmeton Telegrafi.

Por sulmuesi nuk e mori seriozisht dhe mendonte se po gënjen dhe se bëhet fjalë për një dokument të rremë të policisë. E kur i kërkoi të dorëzohet, sulmuesi filloi të vrapon.

Aty filloi gjithçka – polici nxori revolen nga brezi dhe filloi të shtie në drejtim të plaçkitësit, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë. Ndërkaq kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment. /Telegrafi/