Telegrafi

Mendoi se posedonte një orë të vjetër, por mbeti pa fjalë kur mësoi se çfarë vlere kishte ajo! (Video)

Se sa e rëndësishme është për të ruajtur të gjitha gjërat e vjetra në papafingo dhe bodrum dëshmon historia e Peter Planes nga Arizona, i cili ka gjetur kutinë e tij të vjetër me “Rolex”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në momentin që e kishte dërguar për vlerësim, orën e vjetër nga viti 1960, me gjithë kuti dhe dokumente që vërtetojnë vërtetësinë e saj.

Peter thuhet se orën e kishte blerë 55 vjet më parë në Gjermani, kur ka qenë në shërbimin ushtarak, për vetëm 120 dollarë (111 euro).

“Një kolonel i imi më tha të blija një orë Rolex para se të kthehesha në Amerikë, sepse ai mendonte se ishte ora më e mirë e bërë ndonjëherë dhe se Gjermania është vendi më i mirë ku mund të blihej. Kjo orë më pëlqeu shumë, por është interesante se para këtij momenti unë kurrë nuk kisha dëgjuar për Rolex. Tani unë nuk e mbaj, sepse e mbaj një më të lirë – atë e mbaj si një suvenir”, ka rrëfyer Planes.

E tregtari i gjërave të vjetra pranoi se ai ishte shumë i emocionuar kur pa orën që Peter mbante, sepse kjo është modeli i parë i Rolex i bërë ndonjëherë.

Më pas atij i është thënë se vlera e orës së tij, së bashku me dokumentet dhe kutinë origjinale, byzylyk dhe faturën, mund të shitet për rreth 75,000 dollarë, ose gati 70.000 euro.

Dhe kur iu kumtua një gjë e tillë, Peter thjesht mbeti pa fjalë! /Telegrafi/