Site icon Telegrafi

Mendoi se po vidhnin një veturë dhe kishin armë, polici jashtë detyre që shërben në Pentagon qëllon për vdekje dy burra

Një polic i Pentagonit që ishte jashtë detyrës, ka qëlluar për vdekje dy burra – duke menduar se po tentonin të vidhnin një veturë në parking në kompleksin e Marylandit.

Zyrtari policor, anëtar i agjencisë për mbrojtje pranë Pentagonit, kishte hapur zjarr në Takom Park, pak minuta pas orës 17:00, transmeton Telegrafi.

Gjithqka ndodhi kur njëri prej të vrarëve nuk ndoqi instruksionet e tij, e tjetri duke u munduar të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Që të dy janë dërguar me urgjencë në spital, por atje vetëm se janë shpallur të vdekur.

Policia i ka identifikuara ata si Dominique Williams, 32-vjeç dhe 38-vjeçari James Johnson.

Polici i Pentagonit u ka thënë hetuesve se kishte menduar se ata kishin revole në veturë.

Megjithatë pas këtij veprimi, polici është suspenduar derisa të përfundojnë hetimet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version