Telegrafi

Mendoi se po e sulmonte një shqiponjë – bëhet hit reagimi i qenit

Një video e një qenushi që trembet kur sheh një shqiponjë në TV është bërë viral në TikTok.

Ai ka mbledhur më shumë se një milion shikime dhe 118,000 pëlqime.

“Më pëlqen të shikoj TV me Leon, ai në fakt shikon filma me mua”, shkroi pronari i tij, duke shpërndarë një video të tyre.

Teksa po ndiqnin shfaqjen, qeni u hodh papritur pasi në ekran u shfaq një shqiponjë, e cila bëri të qeshë pronarin.

“Ai mendoi se një shqiponjë po e sulmonte”, ka shkruar pronari i tij dhe tiktokerët vazhdojnë të komentojnë momentin qesharak. “Kjo ishte e tensionuar”, “Nuk mund të pushoj së qeshuri” dhe “Ai është shumë i lezetshëm” janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/

@lev_king_charles I love watching tv with lev hes actively watching with me ??❤️ #dog #pup #puppy #puppies #kingcharlesspaniel #kingcharles #spoiled #puppylove #cute #cutenessoverloaded #funny ♬ original sound – Lev the King Charles