Një 17-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme ka përlotur tërë Turqinë me videon emocionuese dhe njëherit lamtumirëse, të cilën e realizoi me telefon nën rrënojat për më të dashurit e tij duke menduar se nuk do t’ia dalë.
Pa kaluar 10 sekonda, blloku i ndërtesave kolektive u shembën dhe Taha, e ëma, babai dhe vëllai dhe motra e tij e vogël mbetën nën rrënoja.
Por në vend se të pushtohej nga paniku, Taha nxorri telefonin dhe filloi të realizojë një video lamtumirëse për familjarët dhe miqtë, ku fliste për pendesën.
“Mendoj se kjo është videoja e fundit që ndonjëherë do ta realizojë për ju”, tha ai nga rrënojat – derisa telefoni i lëvizte në dorë nga paslëkundjet që shembnin edhe më shumë objektin.
Por adoleshenti mrekullisht shpëtoi, pasi plot 10 ditë i kaloi nën rrënoja, që siç thoshte ai janë mbi 500 kilogramë beton mbi të. /Telegrafi/