Një skiator ka arritur t’i mbijetojë ortekut të borës derisa po skijonte, edhe pse sasia e madhe e borës mbuloi dhe dukej sikur ishte “varrosur” për së gjalli.
Ai kishte filluar të skijon në malet Bucegi në Rumani duke menduar se mund t’i shmanget borës, por duket se bora filloi të rrëshqet me shpejtësi më të madhe duke e mbuluar kështu të tërin, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë që e kanë filmuar ekipet e shpëtimit, shihet se si një burrë derisa bënte sllallom nëpër drunj nuk arrin t’i ikë ortekut të borës.
Shumë e kanë quajtur mrekulli që ka shpëtuar për faktin se sasia e madhe e kishte mbuluar dhe mezi kishin arritur ta gjejnë. Madje disa habiten se si ka arritur të marrë frymë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=y-k5eMOUiTU