Ky është momenti rrëqethës kur një murg budist vazhdimisht shqelmon dhe grushton në kokë një burrë me nevoja të veçanta – e gjitha ndodhi vetëm pse ai luajti me djalin e tij.
Phra Sathit, 38-vjeç, është kapur nga kamerat e sigurisë i veshur me rroba ngjyrë portokalli duke ndjekur viktimën, Nok, 30-vjeç, i cili po vraponte nëpër tempullin Samut Prakan, në Tajlandë, transmeton Telegrafi.
Sathit arrin ta zë burrin me probleme mendore, të cilin e rrëzon në tokë dhe vazhdimisht e shqelmon e grushton. Ndërkaq e nervozuar me këtë veprim, e ëma e Nok është ankuar për sulmin në tempull, ku shihet murgu duke e tërhequr zvarrë.
Sathit u ka thënë zyrtarëve budist se arsyeja pse kishte sulmuar Nok-un, ishte se kishte qenë “i ashpër” me të birin e tij 6-vjeç derisa po luante në kopsht. /Telegrafi/