Një djalë i ri duket se nuk i kishte bërë mirë matjet kur kërceu në ujë nga një lartësi e madhe.
Ai është filmuar nga shokët duke kërcyer në “ujë”, por në fakt nuk arriti aq larg sa për të rënë në ujë pasi u përplas në tokë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse ky i ri është lënduar nga përplasja në tokë derisa po tentonte të kërcente në ujë, por një gjë është e sigurt se ky veprim do t’i shërbejë si leksion për hera tjera që të mendojë më mirë para se të ndërmarr veprojë.
Shumë persona që kanë parë videon kanë kritikuar këtë djalë të ri i cili mund të shërbej si model për shumë të ri duke rrezikuar që të kërcejnë nga ajo lartësi. /Telegrafi/