Telegrafi

Mendoi se janë “shtriga” dhe i bënë magji, australiani sulmon brutalisht 90-vjeçaren dhe mbesën e saj (Video, +18)

Kamerat e sigurisë në afërsi të një bankomati në qytetin australian Perth, kanë filmuar një sulm brutal ku një burrë shihet duke goditur një grua 90-vjeçare dhe mbesën e saj.

Incidenti ka ndodhur kur 90-vjeqarja Carmen po tërhiqte para në bankomat. Në një moment asaj i afrohet Troy Andrew Sargent, 36-vjeç, kurse mbesa e gruas së moshuar Jacky, 29-vjeçe, e zuri burrin duke e futur dorën në xhepin e gjyshes së saj, dhe kështu menjëherë e pyeti nëse ia vodhi paratë, transmeton Telegrafi.

Duket se ky veprim i mbesës e nervozoi shumë Troyn, i cili pa u menduar dy herë e goditi në kokë me grusht dhe për një moment u tërhoq disa metra pas. Dhe sikur kjo të mos i mjaftonte, ai e sulmoi nga pas duke kërcyer e goditur me shqelm në shpinë, ku nga goditja e fortë e rrëzon gjyshen e saj që bie me kokë në beton dhe mbeti pavetëdije.

Mjekët kanë thënë se ka mundur të vdes, por për fat të mirë ka përfunduar vetëm me disa qepje nën së. Ndërkaq sulmuesi është dënuar me 11 muaj burg, kurse në seancën dëgjimore ka thënë se ka menduar se gjyshja dhe mbesa e saj janë shtriga dhe se i kanë bërë magji.

Në sallën e gjyqit është thënë se Troy vuan nga skizofrenia, dhe se ky nuk ishte sulmi i tij i parë ndaj personave të panjohur. Kohë më parë kishte sulmuar me shufër të hekurt një fqinje, e cila si pasojë e dhunës ka përfunduar në spital. /Telegrafi/