Site icon Telegrafi

Mendoi se ishte dera e tualetit, pasagjerja hapi derën në rast rreziku – ia panë sherrin pasagjerët tjerë (Foto)

Një fluturim nga Manchester, i cili duhej të shkonte drejt Pakistanit, u vonua pothuajse tetë orë pasi një grua që u përpoq të hynte në tualet gabimisht hapi derën në rast rreziku.

Por, për fatin e mirë të të gjithë pasagjerëve, përcjell Telegrafi, aeroplani ende gjendej në pistë.

Udhëtarja e frikësuar tha se mendonte se ishte dera e tualetit dhe linja ajrore e Pakistan Airlines dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Manchester konfirmuan detajet e incidentit.

Pas hapjes së derës në rast emergjence, dalja automatike u aktivizua dhe fluturimi i aeroplanit u anulua. /Telegrafi/

Exit mobile version