Telegrafi

Mendoi se ia kishte vjedhur dikush qenin, amerikani analizon pamjet e kamerave të sigurisë – e kupton që aligatori ia kishte ngrënë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një aligator gjigant rrëmben një qen 6-muajsh në afërsi të oborrit të një shtëpie private në Florida, dhe e tërheq zvarrë në liqen për ta ngrënë.

Incidenti ka ndodhur në qytezën Kathryn, derisa pronari i qenit Dale Barberi në ato momente ishte në punë, transmeton Telegrafi.

Pasi ishte kthyer Barberi në shtëpi që e ka pranë liqenit, kishte vërejtur mungesën e qenit që e quante Mia dhe aty filloi kërkimin – por pa ndonjë sukses.

“Dola jashtë, fillova ta kërkoj – madje shikova nën pemë por nuk e gjeta askund”, ka deklaruar Barberi për mediat lokale.

Ai fillimisht kishte menduar se Mian mund t’ia ketë vjedhur dikur, kështu shkoi në dhomë për t’i nxjerr filmimet e kamerave të sigurisë – por aty zbuloi të vërtetën e hidhur.

Në video shihet qeni duke luajtur në oborr me qentë tjerë, kur Mia i afrohet ujit dhe rrëmbehet në mënyrë tinëzare nga aligatori gjigant.

Pasi analizoi pamjet, Barberi i telefonoi ekspertëve të aligatorëve të cilët arritën të gjejnë disa gjymtyrë të qenit të tij në ujë. /Telegrafi/