Telegrafi

Mendoi se i është futur merimanga në të brendshme, gazetarja gjatë transmetimit live tregoi më shumë se që duhej (Video)

Prezantuesja e një televizioni rumun ka shokuar shikuesit, kur zbuloi më shumë se që duhej derisa lëvizte fustanin nga frika se i është futur një merimangë.

Illinca Vandici ishte në transmetim live kur filloi të kërcej dhe vrapoj nëpër studio, duke menduar se i është futur në të brendshmet një merimangë, transmeton Telegrafi.

Të gjithë që ishin brenda sallës dhe ata para ekraneve televizive, mbetën të habitur kur ajo zbuloi më shumë se që duhej.

Por, kur kolegu i saj iu afrua për ta ndihmuar, ajo u qetësua paksa dhe e kuptoi se nuk kishte asgjë në të brendshme, duke e vazhduar emisionin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Ky moment i sikletshëm nuk i shpëtoi objektivit të kameramanëve të cilët filmuan ngjarjen, ndërsa videoja e postuar në internet është bërë virale. /Telegrafi/