Site icon Telegrafi

Mendoi se e fitoi luftën me kancerin, aksidentohet për vdekje që në ditën e parë të kthimit në punë

Një mësuese ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti, që në ditën e parë duke shkuar në punë, pas trajtimi të kancerit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Caroline Nelson, 45 vjeçe, u diagnostikua me kancer në qershor dhe me guxim – paraqiti betejën e saj kundër sëmundjes në Facebook.

Nëna e dy fëmijëve shkroi në fillim të muajit të kaluar: “Trajtimi fillon këtë javë. Do ta godasë në prapanicë kancerin!”

Dhe sigurisht, kolegët e saj dhe nxënësit ishin të gatshëm të mirëpritnin atë përsëri në shkollën e ¬ Parklands në Helensburgh të hënën pasi ajo përfundoi raundin e fundit të radioterapisë.

Por mësuesja e nxënësve me nevoja të veçanta u përfshi në një aksident në A818 në Daligan, Argyll dhe Bute, dhe vdiq në vendngjarje.

Caroline, një ish-studente e Shkollës së Artit në Glasgow, i ishte thënë nga mjekët në qershor se ajo kishte kancer.

Ajo sapo ishte ndarë nga burri i saj dhe u zhvendos në një shtëpi të re në Arrochar me dy djemtë e saj, të cilët ishin gjashtë dhe tetë vjeç.

Më 23 qershor, ajo shkroi: “Unë kam kancer dhe unë jam e vetme përsëri!” /Telegrafi/

Exit mobile version