Telegrafi

Mendoi se duhet mbajtur pushkën afër fytyrës gjatë shkrepjes, por e pësoi keq (Video)

Një burrë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, e ka kuptuar në mënyrë të vështirë se nuk duhet mbajtur pushkën afër fytyrës kur dëshiron të gjuaj.

Në momentin që e ka tërhequr këmbëzën, atij i është kthyer pushka prapa dhe e ka goditur në hundë, transmeton Telegrafi.

Në videon që zgjatë vetëm 22 sekonda, shfaqet momenti i dhimbshëm i shkrepjes që i kushtoi me një goditje në fytyrë.

Nuk bëhet e ditur se çfarë lëndimi ka marrë, por bëhet e çartë se duhet të bëhet kujdes kur përdoret arma e zjarrit. /Telegrafi/