Telegrafi

Mendoi se anija në të cilën gjendej do të përplasej me një tjetër, gruaja kërcen në ujë nga frika (Video)

Ky është momenti rrëqethës, kur një grua përfundon në det nga frika se anija në të cilën gjendej do të përplasej me një anije tjetër në Ibiza të Spanjës.

Videoja amatore shfaq pushuesit në një anije, e cila i afrohet shumë një anije tjetër më të madhe që lëvizte me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Gruaja që përfundon në ujë besohet se kishte kërcyer me dëshirë nga frika se do të përplaseshin anijet. Mediat spanjolle raportojnë se incidenti kishte ndodhur në një linjë e njohur si Es Freus, që e frekuentojnë anije të shumta në Ibiza.

Kapiteni i anijes së madhe që për pak sa nuk u përplas me atë më të vogël, kishte urdhëruar punonjësit e anijes që të fikin motorët për të shmangur më të keqen.

E gruaja që përfundoi në ujë nuk i është zbuluar identiteti, por raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. E hetimet e filluara nga zyrtarët e marinës kanë njoftuar se shumë shpejt do të dalin me një raport të plotë. /Telegrafi/