Site icon Telegrafi

Mendjet gjeniale: Këta janë njerëzit më të pasur të teknologjisë në botë!

Revista “Forbes” më 5 gusht ka zbuluar listën e njerëzve më të pasur të teknologjisë, kurse pasuria e 100 njerëzve më të pasur së bashku arrin në 842.9 miliardë dollarë.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates i prin listës si njeriu më i pasur në botën e teknologjisë, me një pasuri prej 79.6 miliardë dollarë, i ndjekur nga themeluesi i ‘”Oracle”, Larry Ellison me 50 miliardë dollarë, transmeton Koha.net.

Befasinë në vendin e tretë e mban, Jeff Bezos me një rritje prej 13 miliardë dollarë në vit të kompanisë së tij Amazon dhe tani ka një pasuri prej 47.8 miliardë dollarë, raporton Forbes.

I katërti në listën e Forbes është themeluesi i Facebook-it, Mark Zuckerberg me një pasuri prej 41.5 miliardë dollarë, i ndjekur nga themeluesit e Google, Larry Page me 33.4 miliardë dollarë dhe Sergery Brin 32.8 miliardë dollarë.

Jack Ma, themelues i Alibaba renditet i shtati me 23.2 miliardë dollarë. Kurse ish-shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer renditet i teti me 22.7 miliardë dollarë.

Kurse e veja e Steve Jobs, Laurene Powell Jobs me kompaninë Apple renditet e nënta me 21.4 miliardë dollarë dhe top dhjetëshen e përmbyll Michaell Dell me një pasuri prej 19.4 miliardë dollarë.

Miliarderi më i ri nga të gjithë është themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, i cili në moshën 25 vjeçare, ka një pasuri prej 2.1 miliardë dollarë. Kurse miliarderi më i vjetër është Gordon Moore 86 vjeçar, bashkëthemelues i kompanisë Intel, me një pasuri prej 6 miliardë dollarë.

Exit mobile version